Abdixhiku: Sipas rezultateve tona LDK është e para

Aktuale

Abdixhiku: Sipas rezultateve tona LDK është e para

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 19:37
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se rezultatet që po i marrin nga terreni janë mjaft inkurajuese.

Abdixhiku  në një deklaratë për media tha se do t’i informojnë qytetarët më vonë për rezultatet e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

“Ne gjatë gjithë ditës kemi marrë informacione për rrjedhje të mirë të zgjedhjeve. Rezultatet që po i marrim janë mjaft inkurajuese, ato e vendosin LDK-në si parti të parën, pas pak orësh do të iu informojmë për rezultatet”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Qendrat e votimeve janë mbyllur para disa minutash, qytetarët kanë mundur të votojnë që nga ora 07:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat