“Reuters”: Dy partitë opozitare, fituese të zgjedhjeve në Kosovë

Aktuale

“Reuters”: Dy partitë opozitare, fituese të zgjedhjeve në Kosovë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:02
Albin Kurti, Isa Mustafa

Duke u bazuar në një sondazh të realizuar sot nga Klan Kosova, agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka shkruar se dy partitë opozitare të Kosovës – Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – janë fituese të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën.

Siç shkruan Reuters, LDK dhe VV kanë arritur të marrin 30 përqind të votave secila, gjithnjë sipas sondazhit të Klan Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në vendin e tretë me 22 përqind të votave, tregoi një sondazh i publikuar në stacionin televiziv kombëtar Klan Kosova”, shkruan tutje Reuters.

Edhe një sondazh i publikuar nga RTK e ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat