Komunat me përqindjen më të vogël të votuesve

Aktuale

Komunat me përqindjen më të vogël të votuesve

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Mbi 800 mijë qytetarë nga i gjithë vendi kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në këto zgjedhje. Sipas statistikave të Komisionit Qendror Zgjedhor, komunat me dalje më të madhe të qytetarëve janë komunat e banuara kryesisht me serbë, derisa më pak disponim për të votuar kanë pasur qytetarët e Dragashit dhe Klinës. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 1 milionë e 937 mijë e 868 qytetarë, shkruan Express.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, me përqindje më të vogël të votuesve në zgjedhje janë renditur Komuna e Dragashit dhe Klinës.

Sipas këtyre të dhënave, në këto komuna përqindja e votuese është rreth 35 për qind.

Ndryshe, këtë proces zgjedhor e kanë vëzhguar rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare. Numri i qytetarëve me të drejtë vote ka qenë 1 milion e 937 mijë e 868.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë kujdesur Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.

Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat