Haziri: Epoka e komandantëve mori fund

Aktuale

Haziri: Epoka e komandantëve mori fund

Nga: V.R Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:37
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Publicisti dhe analisti Nexhat Haziri, nëpërmjet një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se një fitore e LDK-së dhe Vetëvendosjes, ka qenë e pritur.

Sipas tij, ky është një reflektim i qytetarëve i cili ndodhi nëpërmjet votës, për ta bërë ndryshimin aq fort të kërkuar në Kosovë.

“Ka qenë e pritur një reflektim i qytetarëve i cili sot ndodhi përmes votës, për ta bërë ndryshimin aq shumë të kerkuar në Kosovë, dhe patjetër që ky ndryshim është një goditje përfundimtarëe për :komandantët" të cilët për një periudhë të gjatë, nuk qeverisën por sunduan Kosovën në mënyrën me tyë egër përmes së cilës ata pasuruan veten , por në anën tjetër e varfëruan qytetarin, duke e lën edhe pa prespektive për ta shëndrruar Ksovën në një vend të pashpresë. Prandaj ky rezultat është refelektim i qytetarëve për ta bërë ndryshimin në këtë vend dhe për ti dhën denimin e merituar "komandantëve" të cilët tashmë pa pushtet, ata duhet tashmë të përballën me drejtësinë për të gjitha veprimet e tyre inkriminuese”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat