Kadri Veselit si ndihmoi aspak “njeriu i Trumpit” e as fotografitë me liderët amerikanë

Aktuale

Kadri Veselit si ndihmoi aspak “njeriu i Trumpit” e as fotografitë me liderët amerikanë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:47
Kadri Veseli me “njeriun e Trumpit”

Disfata që sot pësoi Kadri Veseli dhe PDK konfirmojnë se paratë e shpenzuara për të sjellë lobistë të paguar, të cilët u “shitën” si të deleguar të presidentit Donald Trump dhe kryeministrit britanik Boris Johnson, shkuan huq.

Kadri Veselit nuk i ka ndihmuar ardhja në fushatë e “njeriut të Trumpit”, Mathew Whitaker, e as ai i kryeministrit Johnson, James Wharton. Deri më tani, të gjitha exit-pollet partinë e Veselit po e nxjerrin në vendin e tretë, që nënkupton se pas një kohe të gjatë në pushtet, PDK shënoi humbje të thellë.

Humbjen e PDK-së, heshturazi e konfirmoi edhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Abelard Tahiri, i cili duke komentuar exit pollin e Klan Kosovës deklaroi: “Nuk është hera e parë që Batoni ia huq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat