Rexhep Selimi: S’është befasi që VV me dal sot e para

Aktuale

Rexhep Selimi: S’është befasi që VV me dal sot e para

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:53
Rexhep Selimi

Sot qytetarët e vendit kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.

Për rezultatet dhe koalicionet paszgjedhor në RTV Dukagjini ka folur Rexhep Selimi, kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Selimi tha se mobilizimi i qytetarëve për këto zgjedhjeve ka qenë më i madh se kurrë më parë.

“E dimë që kanë ikur njerëzit shumë, por dalja kaq e madhe, ka me qenë rekord. Unë mendoj që kanë dal më shumë qytetarët kemi me dalë më shumë. Ndryshimet tashmë kanë ndodhur, s’ka qenë befasi për mua, kam qenë i bindur dhe e kemi dit që kemi me dal subjekti i parë.

E kemi mandatin e kryeministrin dhe po ashtu me partnerin tjetër, e krijon një shumicë parlamentare dhe në Kuvend do të këtë”, tha Selimi.

Ai tutje shtoi se e kanë ditë edhe ata që do të dalin fitues, prandaj janë të qetë.

“Lajm i mirë, nuk janë befasu as kundërshtarët tonë, e kanë dit edhe ata, kështu që është një situatë kurrë më të qetë s’do të ishim. S’është befasi që VV me dal sot e para”.

Selimi tutoi shtoi foli edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhore që mund të ndodh një i tillë mes VV-se dhe LDK ose LDK-së dhe PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat