KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje mbi 44%

Aktuale

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje mbi 44%

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:58
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në ora 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se numri i qytetarëve më të drejtë që kanë votuar është 812.049 apo përkthyer në përqindje 44.18%.

Krahasuar me zgjedhjet e para dy viteve, ka pasur rritje të numrit të votuesve me rreth 3%.

Dakaj: Nga ora 19:00 fillon afati për ankesa

“Sipas informacioneve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve janë mbyllur të gjitha vendvotimet dhe tani ka filluar procesi i numrit të fletëvotimeve. Sipas të dhënave preliminare nga 2418 vendvotime apo rreth 95% e tyre numri i qytetarëve me të drejt votë është 812.049 votues apo 44.18% nga 1.937.868. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e vitit 2017 kishin votuar 759.549 votues apo 41.45%”, tha Daka.

Ndryshe Daka njoftoi se nga ora 19:00 ka filluar afati 24-orësh për paraqitje të ankesave në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtesa lidhur me procesin e votimit të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat