Konjufca: Jemi të parët, Qeverinë do ta formojmë me LDK-në

Aktuale

Konjufca: Jemi të parët, Qeverinë do ta formojmë me LDK-në

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 21:05
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ata kanë dal partia e parë në zgjedhjet e sotme. Ai tha se kanë dal të parët në 10 komuna të vendit.

Konjufca tha se e uron LDK-në për vendin e dytë, me ç'rast tha se me LDK-në do ta bëjnë një qeveri shumë të mirë për Kosovën.

Konjufca: Jemi aktualisht duke i procesuar të dhënat

"Ne jemi aktualisht duke i procesuar të dhënat tona që po vijnë nga çdo qendër e votimit. Të dhënat tona tregojnë që LVV është e para. LVV i ka fituar këto zgjedhje. Unë i uroj qytetarët e Kosovës, ishte një proces shumë demokratik me të cilin jemi shumë të kënaqur si LVV. Me këtë rast shprehim edhe urimin tonë për vendin e dytë që e ka marr LDK, me të cilën mendoj që do ta bëjmë një qeveri shumë të mirë për Kosovën... Unë jam i bindur që mbi 10 komuna ka dal e para LVV", tha ai.

Ai tha se kanë qenë prej zgjedhjeve me më së paku incidente dhe sipas tij e rëndësishme është që ka folur sovrani. Konjufca tha se do t’i mbrojnë votat e qytetarëve të Kosovës, sepse sipas tij është e rëndësishme që ky zë i qytetarëve të ruhet derisa numërohen nga KQZ.

Ai ka falënderuar institucionet e sigurisë, Policinë e Kosovës që tha se janë kujdesur që gjithçka të shkojë mirë si në fushatë, ashtu edhe sot kur është votuar.

Konjufca foli edhe për fotografimin e votës, ku tha se ato që argumentohen se ka fotografi të votës do të procedohen në institucione të sigurisë.

Ai bëri të ditur se LVV do të dal për të festuar në shesh dhe ku tha se kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat