Besnik Tahiri: AAK-ja ka 15% të votave

Aktuale

Besnik Tahiri: AAK-ja ka 15% të votave

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 21:31
Besnik Tahiri

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, ka dalur në konferencë për media tani që ka filluar numërimi i votave nga KQZ’ja.

Tahiri thotë se rezultatet e sondazheve nuk janë të sakta dhe se koalicioni ka më shumë vota se që është thënë.

“AAK’ja ka 15% të votave në të gjitha matjet që kemi bërë”, ka thënë Tahiri.

“Në shumë komuna jemi të parët. Ne prijmë në qytete sikur Gjakova, Rahoveci, Obiliqi, Peja etj…”

Tutje Tahiri ka thënë se ky rezultat, ndonëse nuk është pritur, është i mirë për subjektin e tij.

“Nuk është rezultat i mirë pasi kemi pritur të fitojmë. Por megjithatë kemi rritje të amdhe nga zgjedhjet e kaluara”

Tutje Tahiri ka bërë thirrje që të ketë vigjilencë nga komisionerët dhe vëshguesit gjatë numërimit të votave në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë.

“Është me rëndësi që gjatë numërimit të ketë vigjilencë të madhe nga komisionerët dhe vëzhguesit tani në mënyrë që të mos ketë parregullësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat