Në Lipjan LDK’ja fiton bindshëm, 3 mijë vota para PDK’së

Aktuale

Në Lipjan LDK’ja fiton bindshëm, 3 mijë vota para PDK’së

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

22:40 Deri më tani janë numëruar 22 mijë e 700 vota në komunën e Lipjanit, ku e para po kryeson LDK’ja.

Momentalisht LDK’ja po prin bindshëm kundrejt PDK’së, derisa VV’ja del e treta.

Lidhja Demokratike e Kosovës prin e para me 8459 vota. Ndërsa e dyta vije PDK’ja me 5845 vota. Derisa VV’ja e treta ka 4538 vota.

E në përqindje i bije se LDK’ja kryeson me 37.23%. Ndërsa PDK’ja me 25.73, derisa VV’ja me 19,97%.

Kujtojmë se Lipjani njihet si komunë e luhatshme pasi për shumë kohë kishte qeverisur PDK’ja me të, ndërsa vitet e fundit LDK’ja po e fiton këtë komunë në nivel qendror dhe komunal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat