Policia realizoi me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Aktuale

Policia realizoi me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Sot si edhe gjithnjë, Policia e Kosovës ka mbajtur rend dhe ligj gjatë procesit të votimit.

“Policia e Kosovës, realizoi me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se pjesë e planit policor ka qenë edhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Referuar informacioneve zyrtare janë evidentuar disa raste të natyrave të ndryshme të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 29 personave që ndërlidhen me rastet e procesit zgjedhor, ku prej tyre 23 persona janë ndaluar me vendim të Prokurorëve kompetent të Prokurorisë së Shtetit.

 Vlen të theksohet se vlerësuar në aspektin e sigurisë në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

Policia e Kosovës mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave njerëzore në përgjithësi deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat