Shpend Ahmeti pranon humbjen, uron Vetëvendosjen

Aktuale

Shpend Ahmeti pranon humbjen, uron Vetëvendosjen

Nga: V.R Më: 6 tetor 2019 Në ora: 23:03
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një deklarate publike, ka falenderuar qytetarët e Kosovës për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik, shkruan “Bota sot”.

Megjithatë, siç tha ai, presin rezulltatet përfundimtare dhe kushdo që të jetë fitues do ta urojnë.

Postimi plotë:

Të nderuar qytetarë,

Falemnderit për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik zgjedhor! Për këtë kanë meritë së pari qytetarët. Prandaj, urime!

Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Levizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.

Falenderojmë çdo votues, anëtarë e simpatizant që ishte në përkrahje të koalicionit 100 përqind. Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimim zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat