Kurti: Qysh nesër në mëngjes do ta thërras LDK-në për formimin e koalicionit

Aktuale

Kurti: Qysh nesër në mëngjes do ta thërras LDK-në për formimin e koalicionit

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 23:18
Albin Kurti

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, ka thëne se partner të koalicionit e sheh LDK-në

“Unë si kryeministër i ri preferoj që qeveria e ardhshme të jetë stabile, e shoh partner LDK-në dhe sa më parë të fillojmë bisedimet për formimin e këtij koalicioni. Sonte s’do t’i thërras, por qysh nesër në mëngjes”, ka thënë Kurti për TV Dukagjinin.

Ndryshe, VV ka dal deri tani e para, ndërsa në shumë qytete ka nisur festa.

Në Prishtinë kjo parti do të festojë nga ora 00:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat