LDK-ja në Dragash festojë fitoren

Aktuale

LDK-ja në Dragash festojë fitoren

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 6 tetor 2019 Në ora: 23:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës në Dragash me një tubim madhështor në sheshin e kësaj qyteze e ka festuar fitoren e saj të cilësuar historike në zgjedhjet e përgjithshme të 6 Tetorit. Kryetari i Degës së LDK-së z. Selim Kryeziu, ka mbajtur një fjalim që do të mbahet mend gjatë për mesazhet që ai përcolli. “Opoja ka folur troç dhe opojanët vendosën qartësisht me votat e tyre.

Qytetarët zgjodhën të ardhmen dhe na thanë që Kosova është mbi të gjitha, shteti është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Qytetarët i thanë jo politikës së hajnisë dhe keqpërdorimit”. Po ashtu dua tu them udhëheqësve të partive të tjera që garuan në këto zgjedhje se fushata mbaroi dhe shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Është koha të vëmë vetën tonë në dispozicion të tyre”, ka përfunduar z. Kryeziu Po ashtu nënë tingujt e tupanëve dhe valëvitjes së dhjetar flamujve të LDK-së dhe të Dardanisë së Ibrahim Rugovës, shumë anëtar e simpatizant të LDK-së ja morën valles, valles së fitores në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat