Besnik Berisha: Do të vjen viti i ri, e ne do të jemi pa qeveri

Aktuale

Besnik Berisha: Do të vjen viti i ri, e ne do të jemi pa qeveri

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 00:29
Besnik Berisha

Mbetet që votat me kusht dhe ato të diasporës të vendosin fituesin e vërtetë të këtyre zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Pavarësisht se rezultati tani për tani tregon që Lëvizja Vetëvendosje është e para, për LDK-në ka shumë rëndësi që të pritet numërimi i të gjitha votave, madje edhe asaj të fundit.

Kurse të dy partitë janë shprehur të hapura sa i përket diskutimeve për një koalicion të mundshëm.

Lidhur me gjithë këtë ka reaguar edhe ish-këshilltari i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa gjatë kohës kur ai ishte në krye të qeverisë, Besnik  Berisha.

Sipas Berishës do të kalojnë disa muaj e formimi i Qeverisë së re të Kosovës nuk do të arrihet.

“Do të vjen viti i ri, e ne do jemi pa qeveri”,ka thënë  Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat