Konjufca: Kryeministër tashmë është Albin Kurti

Aktuale

Konjufca: Kryeministër tashmë është Albin Kurti

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 00:49
Glauk Konjufca

Ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i është drejtuar masës së mbledhur në sheshin “Skenderbeu”, duke i pyetur se kush fitoi.

“Ju, keni fitu ju, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptaria”, ka thënë Konjufca.

“Sapo përfunduan zgjedhjet qytetarët thanë se Vetëvendosje del e para dhe kryeministër është Albin Kurti”, ka thënë Konjufca.

Ai ka kërkuar vëmendje për të thënë një gjë.

“Këtu në Kosovë nëpër zgjedhje ka pas parti që kanë fituar zgjedhjet. Por me fitu pa e shpërnda asnjë terminal, pa e fut askend në punë, asnjë konkurs, pa ja dhanë kërkuat asnjë tender, veç Vetëvendosja mundet me bë këtë. Kësaj dhe veç kësaj i thonë fitore përnjëmend”, ka thënë Konjufca.

“Ne duam që si VV t’ju falënderojmë çdo qytetar që ka votuar ndryshimin. Para këtij vullneti, Albin Kurti dhe të gjithë ne të tjerët përkulemi”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat