Harta e votimeve: Sa komuna fituan të gjitha partitë

Aktuale

Harta e votimeve: Sa komuna fituan të gjitha partitë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 07:21
Kaq komuna fituan të gjitha partitë

Lëvizja “Vetëvendosje ka fituar më së shumti komuna nëpër Kosovë.

Gjithsej 12 qytete i kanë dhënë besimin partisë së Albin Kurtit.

E dyta është Lista Srpska me 10 komuna.

E treta LDK me 7 komuna. 

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjisejt. Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.

Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,15%, apo me 162,342 vota. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat