Reagon Donika Gërvalla: Le të bëhet gati edhe Hashimi për pension

Aktuale

Reagon Donika Gërvalla: Le të bëhet gati edhe Hashimi për pension

Nga: A.Zh Më: 7 tetor 2019 Në ora: 07:58
Donika Gërvalla-Schwarz

Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas fitores së dy partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e djeshme.

Ajo ka thënë se lajmi më i rëndësishëm është që PDK-ja, me AAK-në dhe Nismën, kaluan në opozitë, përcjell Bota sot.

Ajo ka paralajmëruar presidentin Hashim Thaçi, që “të bëhet gati për pension”, përcjell Bota sot.

Postimi i Gërvallës:

Lajmi më i rëndësishëm sonte është që PDK i mori satelitët e saj AAK-në dhe Nismën dhe shkoi në opozitë.

Le të bëhet gati edhe Hashimi për pension.

Shteti me hajna nuk bëhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat