Ja sa vota ka më tepër Vetëvendosja ndaj LDK-së

Aktuale

Ja sa vota ka më tepër Vetëvendosja ndaj LDK-së

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 08:05
Ilustrim

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Kurse, koalicioni AAK-PSD, ka marrë 89.287 vota ose 11,63%.

Koalicioni Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37.786 vota ose 4,92 përqind.

Ndërsa, lista serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 përqind.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve. Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t'i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat