Koalicioni NISMA-AKR rrezikon të mbetet pa ulëse në Kuvend

Aktuale

Koalicioni NISMA-AKR rrezikon të mbetet pa ulëse në Kuvend

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 09:14
Pacolli dhe Limaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4 për qind të vendvotimeve.

Deri më tani sipas rezultateve preliminare, e para është Lëvizja Vetëvendosje me 25,81%, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, e treta Partia Demokratike e Kosovës me 21,19% dhe e katërta kolaicioni AAK-PSD me 11.61%.

Koalicioni NISMA-AKR-PD rrezikojnë të mos e kalojnë pragun zgjedhor.

Sipas rezultateve të deritanishme, koalicioni në mes Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit ka rënë nën 5%, duke rrezikuar kështu hyrjen ne Kuvend.

Në nenin 111 të ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës specifikohet qartë se ndarja e vendeve në Kuvend bëhet në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme që i ka fituar secili subjekt politik, shkruan telegrafi.

“Neni 111, pika 111.2 a) në mesin e subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet tjera joshumicë dhe në mesin e subjekteve politike të cilat nuk përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetin joshumicë të cilat kanë fituar së paku pesë për qind (5%) nga numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në zgjedhjet për Kuvend”.

Deri tash koalicioni NISMA-AKR ka 4,93% apo 37 mijë e 786 vota.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat