Krejt çka ndodhi dje, policia jep detaje për të gjitha arrestimet që kreu për zgjedhje

Aktuale

Krejt çka ndodhi dje, policia jep detaje për të gjitha arrestimet që kreu për zgjedhje

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 10:03
Ilustrim

Policia Kosovës ka realizuar planin policor për garantimin e sigurisë së përgjithshme gjatë procesit të djeshëm zgjedhor

Në komunikatën e drejtuar mediave, policia ka njoftuar se plani operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte qëllimin e ofrimit të sigurisë dhe mabjtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, është realizuar me sukses.

Para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor në Kosovë, policia ka marrë masa ndaj të gjithë atyre që kanë bërë vepër penale kundër të drejtës së votimit dhe atyre që bien ndesh me ligjet e vendit.

Duke u bazuar në informacionet zyrtare, janë evidentuar disa raste të prishjes së rendit zgjedhor, ku 29 persona janë arrestuar, 23 prej tyre janë ndalur me vendim të Prokurorëve competent të Prokurorisë së Shtetit.

Policia njofton se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Deklarata e plotë:

Policia e Kosovës, realizoi me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte për qëllim  ofrimin e sigurisë si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë  dhe  pas  procesit  të  zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Pjesë e planit policor ka qenë edhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të  drejtës  së  votimit  dhe  ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj  çdokujt  që  bie  ndesh  me  ligjet  e  vendit,  që  sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Referuar informacioneve zyrtare janë evidentuar disa raste të natyrave të ndryshme të  cilat  kanë  rezultuar  me  arrestimin e 29 personave që ndërlidhen me rastet e procesit zgjedhor,  ku  prej  tyre  23  persona janë  ndaluar  me  vendim të Prokurorëve kompetent të Prokurorisë së Shtetit.

Vlen të theksohet se vlerësuar në aspektin e sigurisë në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar  i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit  zgjedhor.

Policia e Kosovës mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të  sigurt për të gjithë qytetarët, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave njerëzore në përgjithësi deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat