“Orteku i ndryshimeve, nuk dihet ku do të ndalet”

Aktuale

“Orteku i ndryshimeve, nuk dihet ku do të ndalet”

Nga: N.Sh Më: 7 tetor 2019 Në ora: 10:48
Blerim Reka dhe Albin Kurti

Blerim Reka ish-kandidati për president i Maqedonisë Veriore është shprehur mjaftë i lumtur me fitoren e Albin Kurtit.

Reka me një shkrim të shkurtër në Facebook, e ka titulluar “Orteku i ndryshimeve”, i cili ky ortek e filloi rrokullisjen nga Prishtina e nuk dihet se ku do të ndalet.

Reka, i cili e ka përkrahur Albin Kurtin, në shkrimin e tij përsërit atë që e ka thënë vitin e kaluar se, Albin Kurti do të i udhëheq negociatat finale me Beogradin.

Postimi i plotë:

“Orteku i ndryshimeve”

Kur vjet shkruajta, se “orteku i pandalshëm anti-korruptiv në Ballkan”, do filloj nga Kosova; shumica qeshnin. Po aq edhe kur thoja se Albin Kurti, do i udhëheq negociatat finale me Beogradin. Ndërkohë, SHBA-të proklamuan luftën globale kundër korrupcionit - si prioritet të politikës së jashtme - e në prag të zgjedhjeve porositën: “mos i votoni të korruptuarit”, duke kërkuar: “ide të reja pë dialogun: Kosovë- Serbi”. Aq e thjeshtë sa s’ bëhet: korrupcioni u bë kërcënim gjeosatrategjik, e negociatat për mbylljen e këtij kërcënimi në Ballkan, nuk mund t’i udhëheqin politikanët e korruptuar. Por, 6 tetori, do i prish edhe aleancat rajonale të krimit.

Orteku post-korruptiv, sapo e filloi rokullisjen nga Prishtina. Nuk dihet, ku do ndalet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat