Çlirimi i dytë ndodhi, këta janë dy komandantët e rinj: Ramiz Lladrovci nuk e kuptoi termin “çlirim”

Aktuale

Çlirimi i dytë ndodhi, këta janë dy komandantët e rinj: Ramiz Lladrovci nuk e kuptoi termin “çlirim”

Nga: N.Sh Më: 7 tetor 2019 Në ora: 11:57
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, profesor dr. Binak Maxharraj, thotë se çlirimi i dytë ndodhi me komandantët e rinj, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Sipas tij, këta dy do ta dërgojnë Kosovën kah prosperiteti e jo kah shkatërrimi dhe plaçkitja e shtetit.

Maxharraj pohon se termin çlirim nuk e kuptonte Ramiz Lladrovci.

Postimi i plotë:

ERDHI ÇLIRIMI I DYTË.

Ramiz Lladrovci para disa ditësh nuk e kuptonte termin "çlirimi" i dytë. Ja ky është çlirimi i dytë i Kosovës më komandat të rinj Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin që do çojnë Kosovën kah prosperiteti e jo kah shkatërrimi dhe plaçkitja e shtetit nga ana "komandantëve' të vjetër të dalur boje si: Thaçi, Veseli, Harajdinaj, Limaj, Lladrovci etj.

Pushofshinë në paçe në opozitën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat