“Srpska”e Rakiqit e mund Nismën e Limajt në Obiliq

Aktuale

“Srpska”e Rakiqit e mund Nismën e Limajt në Obiliq

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 12:30
Rakiq dhe Limaj

Lista Serbe ka fituar më shumë vota në komunën e Obiliqit se koalicioni NISMA-AKR-PD.

Në komunën e Obiliqit janë 25 mijë e 72 votues të regjistruar, numri i fletëvotimeve të vlefshme është 11 mijë e 738 kurse nga 35 vendvotime në këtë komunë sipas të dhënave nga KQZ-ja, Lista Serbe ka më shumë vota se koalicioni NISMA-AKR-PD.

Lista Serbe e drejtuar nga Goran Rakiq në komunën e Obiliqit ka fituar 10,57% ose 1 mijë e 245 vota.

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka fituar 2,47% ose 291 vota.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat