Garë e ngushtë mes PDK-së dhe VV-së në Mitrovicë

Aktuale

Garë e ngushtë mes PDK-së dhe VV-së në Mitrovicë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje janë në një garë të ngushtë në Mitrovicën e Jugut.

Në këtë komunë sipas numërimit të votave nga KQZ, partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli është duke prirë me 10 mijë e 676 vota, e pasuar nga Vetëvendosje që aktualisht ka 10 mijë e 442 vota.

Pas tyre me vota radhitet LDK me 7 mijë e 187 vota, AAK-PSD me 944 vota, Nisma-AKR-PD ka marr vetëm 873 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat