Ahmeti tregon arsyen që ndikoi në rezultatin e AAK-së

Aktuale

Ahmeti tregon arsyen që ndikoi në rezultatin e AAK-së

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:29
Ahmet Isufi

Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe radhitjes së AKK-së si parti e katërt në listën e fituesve, foli nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, i cili u shpreh rreth asaj se si e pritën rezultatin dhe se çfarë mund të ketë ndikuar që qytetarët ta jepnin këtë verdikt.

“Është me rëndësi që zgjedhjet kanë shkuar të qeta dhe janë shembull, pastaj rezultati është normal. Të gjithë kemi pritur rezultate më të favorshme, por qytetarët kanë dashur ndryshimin dhe tani e presim edhe rezultatin përfundimtar”.

“Kemi rezultate të mira në disa komuna, por totali për neve tashmë është i qartë, pra jemi diku 12 përqind”.

“Pavarësisht sukseseve të Haradinajt, mendoj që koha ishte e shkurtër dhe kjo ndoshta nuk ka mund të përkthehet në votë. Gabime ka pasur, p.sh. është folur për shumën e pagës së tij edhe numrin e zëvendësministrave dhe zakonisht lajmi i keq qëndron më gjate se ai i mirë. Sovrani e ka vendosur kësaj here”.

“Ka pas pakënaqësi të mëdha në Kosovë, për 20 vjet probleme te shtresuara. Shumë qytetarë të rinj e kanë lëshuar Kosovën dhe nuk është e papritur se i gjithë ky zhgënjim ka mund ta sjellë këtë rezultat”, shtoi Isufi.

Ai është pyetur edhe ne lidhje me koalicionet e mundshme tani pas zgjedhjeve, por u deklarua se për këtë “është herët të flasim dhe në bazë të rezultateve partitë pritet të ulen dhe të bisedojnë. Është çështje e fituesit që ta krijojë qeverinë dhe tani presim që të shohim”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat