Vetëvendosje ia merr PDK-së edhe një bastion

Aktuale

Vetëvendosje ia merr PDK-së edhe një bastion

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit ka befasuar në disa komuna, përfshirë këtu edhe Komunën e Kaçanikut.

Derisa e njejta për vite me radhë u pa si bastion i Partisë Demokratike të Kadri Veselit, rezultati i djeshëm doli ndryshe se në zgjedhjet e kaluara.

Këtë herë në këtë komunë nuk ka dalë fituese PDK-ja, mirëpo Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurti.

Në këtë komunë, PDK ka marrë 32.30% apo 4725 vota, ndërkaq Vetëvendosje 5010 apo 34.25%.

LDK ndëkaq në Kaçanik ka marrë vetëm 16.52%.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat