Këto parti nuk arritën t’i marrin as 1 mijë vota

Aktuale

Këto parti nuk arritën t’i marrin as 1 mijë vota

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën dje, nuk po dalin të jenë të favorshme për shumë parti.

Janë numëruar rreth 98 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Mirëpo janë disa parti të cilat nuk kanë arritur që t’i marrin as edhe një mijë vota.

Janë kryesisht partitë e minoriteteve ato të cilat nuk kanë arritur që të mbledhin aq shumë vota, përjashtuar Listën Serbe.

Stranka Demokratske Akcije, ka marrë vetëm 836 vota apo 0.11 për qind.

Partija Kosovskih Srba ka marrë 788 vota apo 0.10 për qind, Pokret za Gora ka mbledhur vetëm 805 vota apo 0.10 për qind

Po ashtu edhe koalicioni Sloboda ka arritur që t’i mbledh vetëm 719 vota apo 0,09 për qind.

Edhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka marrë vetëm 985 vota apo 0.13 për qind.

Partia që më së paku ka marrë vota është Kosovaki Nevi Romani Partia, e cika ka arritur t’i mbledh vetëm 275 apo 0.04 për qind të votave.

Edhe Esmir Kasi ka mbledhur pak vota, janë vetëm 540 qytetarë që e kanë votuar apo 0.07 për qind.

Po ashtu edhe Graxhanska Inicijativa Gore ka mbledhur vetëm 0.10 për qind.

KËTU mund t’i shihni në kohë reale rezultatet e publikuara nga KQZ-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat