Media botërore: Në zgjedhje u larguan ish-luftëtarët e UÇK-së, udhëheqësit e ri para dy sfidave

Aktuale

Media botërore: Në zgjedhje u larguan ish-luftëtarët e UÇK-së, udhëheqësit e ri para dy sfidave

Nga: F.B Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:59
Ilustrim

Zgjedhjet në Kosovë kanë sjell ndryshime në votim të qytetarëve pas luftës, sepse për herë të parë janë larguar ish-luftëtarët e UÇK-së që ishin në pushtet 20 vite, shkruan “B92” duke komentuar New York Times, përcjell “Bota Sot”.

New York Times shkruan se që nga lufta me Serbinë, pas dy dekadave në pushtet largohen figura dominuese të politikës që mbajtën pushtetin shumë gjatë dhe nuk ia dolën të sigurojnë paqe të përhershme dhe të menaxhojnë me ekonomi që është në shkatërrim ka shkruar Radio Evropa e Lirë.

"Por në zgjedhjet parlamentare të së dielës, për herë të parë një gjeneratë e re politike ofroi sfidë serioze dhe subjektet opozitare fituan zgjedhjet, ndërsa subjektet në pushtet deri tash janë mundur bindshëm sipas KQZ ", shkruan New York Times.

Sipas rezultateve nga rreth 96 për qind të votave të numëruara, udhëheq Vetëvendosje e Albin Kurtit me 0,74 më shumë se Lidhja Demokratike e Kosovës, e para ka fituar 197.966 vota ( 25,74 për qind) ndërsa e dyta 192.300 apo 25,05 për qind të votave.

Agjencia AP ka shkruar s opozita ka mundur në zgjedhje ish0luftëtarët që kanë drejtuar vendin rreth 20 vjet.

Sipas AP, zgjedhjet e së dielës janë mbajtur me thirrjet që të vazhdohet dialogu dhe hiqen taksat në mënyrë që të normalizohen lidhjet.

Drejtuesi i Vetëvendosjes Albin Kurti tash duhet të formoj qeverinë e re thotë AP , por ai nuk ka njoftuar si do të zgjedh çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Agjencia Frans-pres thotë se votuesit bënë ndryshimin Kosovë duke vendos opozitë në krye të vendit dhe duke i shkaktuar humbje të thellë ish-shefave gueril që ishin me dekada në pushtet.

Ky agjencion thotë se udhëheqësit e Kosovës janë përball dy sfidave që mos të zhgënjejnë banorët por edhe të përgjigjen në kërkesat e perëndimit, që presin zgjidhje të konfliktit me Serbinë që është pika kryesore e jo stabilitetit në Evropë.

Edhe amerikanët edhe evropianët kanë ftuar udhëheqësit e ardhshëm që sa më parë të vazhdojnë bisedimet me Serbinë që janë në pikën zero. Frans-pres përkujton se Beogradi refuzon vazhdimin e bisedimeve pa heqjen e taksës në mallrat serbe që u vendos nga Haradinaj. Kurti ka shprehur gatishmërinë që të vazhdoj dialogun.

Një pikë e ndjeshme është organizimi institucional i rreth 120 mijë serbëve të Kosovës që votuan me shumicë për Listën Serbe që është “dorë e zgjatur” e Beogradit thotë Frans-pres.

Kjo gazetë përkujton se edhe Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të bisedoj me Kurtin. Ndërsa BBC shkruan se drejtuesit e UÇK-së janë konsideruar përgjegjës për korrupsion dhe mungesë zhvillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat