The Times: Ish-udhëheqësi i protestave studentore fiton zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

The Times: Ish-udhëheqësi i protestave studentore fiton zgjedhjet në Kosovë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:20
Albin Kurti

Zgjedhjet e përkohshme parlamentare që u mbajtën dje në vendin tonë, kanë zënë vend të veçantë edhe edhe në gazetën prestigjioze britanike “The Times”.

Ajo i ka kushtuar një artikull të veçantë, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, subjekti politik i së cilit doli mbrëmë fitues.

“Një ish- drejtues i protestës së studentëve ka fituar zgjedhjet në Kosovë pasi kryeministri në detyrë u thirr nga prokurorët në Hagë, duke hetuar akuzat për krime lufte”, shkruan gazeta britanike në fillimin e artikullit

Times ka cituar një fjali të Albin Kurtit, gjatë fjalimit të mbajtur gjatë festës së organizuar nga LVV në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.

“Albin Kurti, udhëheqësi i Vetëvendosjes, partia që mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të djeshme, e quajti fitoren një “festë kombëtare”. Turma të mëdha dolën në kryeqytetin e Prishtinës pasi rezultatet u konfirmuan.

“Ajo që ndodhi sot ishte një ndërhyrje nga njerëzit në skenën tonë politike për të parandaluar që drama e shtetit tonë të ketë një fund tragjik“, tha z. Kurti, 44 vjeç”

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat