Vazhdon trendi i numrit të lartë të fletëvotimeve të pavlefshme

Aktuale

Vazhdon trendi i numrit të lartë të fletëvotimeve të pavlefshme

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Ndërkohë që Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe numri i votave të pavlefshme vazhdon të shënojë rritje.

Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme.

Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme.

Nga numërimi i 98,15% të votave të deritanishme nga zgjedhjet e djeshme parlamentare nga ana e KQZ-së, 40.155 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

Ky numër mund të rritet ende, pasi ende nuk janë numëruar votat deri në fund, dhe do të numërohen edhe ato të dërguara me postë, me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor në zgjedhjet 2017  numrin e lartë të fletëvotimeve të pavlefshme e kishte arsyetuar me mos informimin e duhur nga ana e qytetarëve se si duhet votuar.

Edhe para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, KQZ-ja ka njoftuar qytetarët për mënyrë e votimit, por duket se numri i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme vazhdon të mbetet në trend për çdo palë zgjedhje në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat