Rashiti: LVV dhe Kurti vendosin kush zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe kryeministër

Aktuale

Rashiti: LVV dhe Kurti vendosin kush zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe kryeministër

Nga: G.B Më: 7 tetor 2019 Në ora: 17:30
Naim Rashiti

Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, ka thënë se nuk dihet pse po shpërndahet panik, pasi që nga viti 2014, me vendimin e Gjykatës kushtetuese është përcaktuar se fituesi i zgjedhjeve fiton të drejtën për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe mandatarin/formimin e qeverisë dhe kështu ka ndodhur në vitin 2014, 2017 dhe do të ndodhë edhe tash, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se partitë e kanë të qartë këtë dhe nuk duhet ta kontestojnë këtë.

“LVV dhe Albin Kurti vendosin kush zgjidhet kryetar I kuvendit dhe Kryeministër…’, ka shkruar Rashiti në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Nuk e di pse po shpërndahet panikë...

Që nga viti 2014, me vendimin e Gjykatës kushtetuese është përcaktuar se fituesi i zgjedhjeve fiton të drejtën për zgjedhjen e krytarit të kuvendit dhe madatarin/formimin e qeverisë.
Kështu ndodhi me PDK-në në vitin 2014, me PAN-in në vitin 2017. Kështu do të ndodhë me VV-në dhe Albin Kurtin kësaj here.

Të gjitha subjektet politike qetësisht e kanë të qartë dhe askush nuk do ta kontestoj këtë proces.

LVV dhe Albin Kurti vendosin kush zgjidhet kryetar I kuvendit dhe Kryeministër…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat