Fisnik Ismajli: Gabuam rëndë që iu bashkangjitëm AAK-së

Aktuale

Fisnik Ismajli: Gabuam rëndë që iu bashkangjitëm AAK-së

Nga: V.R Më: 7 tetor 2019 Në ora: 17:36
Fisnik Ismajli

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, respektivisht i PSD-së, nëpërmjet një postimi ka deklaruar se gabimii tij, me gjasë edhe i subjektit që përfaqëson ishte koalicioni me AAK-në, shkruan “Bota sot”.

Ai, ka thënë se qëllimi i tij ka qenë me e largu zaptuesin prej qytetit dhe shtetit.

Postimi plotë:

Qëllimi im këto 10 vjet të angazhimit politik ka qenë: me e hjekë zaptuesin prej qytetit tim, edhe me e hjekë zaptuesin prej shtetit tim.

A ia kam arritë? Po. A kam kontribue, në mënyrën time, dukshëm për këtë punë? Hell yeah!

A kam gabue najsen? Sigurisht se po. S'ka njeri të pagabueshëm. E gabimi im i vetëm ka qenë, se kur është bë ndamja në VV, s'kam dalë deputet i pavarun, që me lujtë koqe me krejt. Me qenë zani i qatyne 55% që nuk votojnë. Isha kënaqë, se ma nxorën politikën për hunsh.

Çka kanë të përbashkët KREJT subjektet politike në Kosovë, pa dallim, është dëshira e verbër për pushtet, që nuk zgjedh mjete. Edhe besomëni, këto vjet kam pa, e kam përjetue gjithçka, për me e kuptue këtë gjë. House of Cards, nëse e keni këqyrë, nuk është tregim fiktiv. Është realitet që ndodh në politikën e çdo shteti, edhe është realitet shumë i poshtër për njerëz si unë.

Krejt lojët politike: shantazhet, skandalet, shpifjet, të ngulmet, marrëveshjet, koalicionet edhe propaganda, janë mjete për me e marrë pushtetin në fund. Unë kam qenë pjesë aktive e propagandës, që e kam edhe profesion, edhe e kam përdorë si kundërptopagandë ndaj subjekteve që e mbajshin peng Prishtinën edhe Kosovën.

Amo tutje, me qenë pjesë e lojëve të randa politike, kam refuzue çdo herë. As anëtar kryesie s'kam dashtë me qenë në asnjanin subjekt, se u bajsha nervoz me standardet e dyfishta, ndryshimin e parimeve, hipokrizinë, të cilat në raste edhe mu ka dashtë me ia arsyetue subjektit para miletit. Kjo vlen për krejt subjektet që kam qenë pjesë.

Unë me profesion baj reklama. Çdo reklamë i rritë pak gjanat, pra, rren ka pak brenda të pranueshmes, për me e shitë produktin. Propaganda e subjektit politik, amo, din kanjiherë me rrejtë qaq shumë, sa bahet padurueshëm, veç për me e kapë pushtetin.

Kam pas besue verbërisht në idealin gjatë luftës, edhe ma vonë e kam pa se jam ngulë. Njajtë besova deri u ngula edhe në idealin në politikë. E, qysh thojnë, nëse ngulesh një herë, dikush t'ka ba budallë, por kur ngulesh për s'dyt, atëherë je nime budallë.

Sidoqoftë, qëllimi im me i hjekë zaptuesit është arritë. Për pozitë në pushtet kurrë s'kam synue, prandej as nuk kam qenë aktiv në pozitë diku në Komunë. E pranoj veç mandatin prej sovranit, që vendosë a me qenë unë, apo mos me qenë, zani i tij.

Idealet, njerëz të dashtun, po u zhdukshin në momentin që i merr erë pushtetit. S'keni qenë brenda në politikë, me e pa si unë. Egon hala asnjani prej udhëheqësve shqiptarë nuk dijti me e mbizotënue, pa dallim subjekti, që për mue është pengesa më e madhe e bashkëpunimit politik.

E unë idealet e mia që i kam ruejtë në politikë me çykë të zorit, ndërsa egon e kam përbi, por pa u nënshtrue. Njajtë vazhdoj me i mbajtë si profesionist e qytetar aktiv.

Politika le t'i mbetet atyne që iu flen më mirë. Për mue ishte veç munim, pos betejave që i bajsha me shumë qef, të cilat nuk i duhen skenës politike ma. E që rrjedhimisht tregon se s'i duhem as unë politikës ma, përveç nëse del se e kam fitue edhe këtë mandat, për të cilin dyshoj.

Me vjedhë, s'kam vjedhë. Me rrejtë, s'kam rrejtë. Me shpresë shuuuuumë të madhe se ndryshimi ka me qenë i dukshëm, kam me vazhdue me qenë i drejtë - kritik ndaj të padrejtës, e përkrahës i vullnetit të mirë, me shpresë që shteti çkapet e mbetet i secilit prej nesh.

Qytetar aktiv e njeri me qëllime të mira gjithmonë, brenda apo jashtë politikës, me ideale të njajta, për një botë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat