Nismës i premtohet se me vota të diasporës do ta kaloj pragun

Aktuale

Nismës i premtohet se me vota të diasporës do ta kaloj pragun

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 18:17
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate duket se do ta ketë tejet problem kalimin e pragut zgjedhor prej 5%.

Edhe pse ende nuk ia numëruar votat nga diaspora, Nisma do ta ketë shumë problem që të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme.

Por, kryetari i Nismës në Diasporë, Kadri Gervalla i ka dhënë një premtim të madh partisë së tij.

Ai përmes një statusi ka thënë se me votat e diasporës Nisma do ta kaloj pragun.

Gervalla ka shkruar se nga cilat vende Nisma i ka votat.

Postimi i plotë i Gervallës në Facebook:

NISMA DO TA KALON PRAGUN ME VOTATË E DIASPORËS!
Falë angazhimit të strukturave të Nismës Socialdemokrate në diasporë,për zgjedhjet e 6 Tetorit,ne do ta kalojm pragun.
-Vota për Nismën,me postë nga diaspora jan derguar,nga Italia,Gjermania,Belgjika Zvicrra,Suedia e shumë vende tjera.
-I falenderojmë të gjithë mërgimtaret,qe votuan NISMEN SOCIALDEMOKRATE.
Fatmir Gervalla,ud,I Kryetarit të Nismës në diasporë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat