Kusari-Lila: Mundësi për koalicion me LDK

Aktuale

Kusari-Lila: Mundësi për koalicion me LDK

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:28
Mimoza Kusari Lila

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, bëri një lidhje direkte në emisionin “Open”.

E pyetur nga moderatorja Eni Vasili nëse e priste këtë rezultat, Mimoza Kusari Lila u shpreh: “Prisnim që fitorja dhe diferenca me LDK-në të ishte më e madhe, por fitorja pritej. Qytetarët nuk mund të vazhdonin më me një qeverisje të korruptuar.”

”Sa është mundësia për kualicion me LDK-në?”, u pyet Kusari Lila.

“Po mundësitë janë të shumta. Për punët e brendshme të LDK-së nuk më takon mua të flas, por duke parë parasysh edhe diskutimet para votimeve gjasat për koalicion janë të shumta”, tha ajo.

E pyetur për Albin Kurti në pozicionin e kryeministrit, Kusari Lila theksoi: “Albin Kurti do të jetë kryeministër i popullit të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat