Muhaxhiri: Kadri Veseli mbrëmë bëri disa goditje, dha disa mesazhe

Aktuale

Muhaxhiri: Kadri Veseli mbrëmë bëri disa goditje, dha disa mesazhe

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 23:46
Analisti Artan Muhaxhiri

Analisti Artan Muhaxhiri, sonte në Analiza Zgjedhore ka thënë se mbrëmë Kadri Veseli i PDK’së ka bërë disa goditje dhe ka dhënë mesazhe me faktin që doli dhe pranoi humbjen pas rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas Muhaxhirit, kjo do t’i kushtojë Veselit.

‘’Ka bërë disa goditje. Disa mesazhe i ka dërguar. Ia ka dërguar partive të cilave potencialisht ndoshta ka llogaritur në votat e PDK’së, që PDK’në duhet ta anulojnë nga  për cdopërllogaritje për pushtet. E dyta, ka qenë një mesazh i fuqishëm ndaj vetë strukturës. Ky është një momentum shumë i mirë për zotëri Veselin që nëse e ka seriozisht pastrimin e partisë, që tani të ndërmarrë hapa konkretë sepse e ka alibi. Ishte hera e pare që një parti e cila ka qenë në pushtet, del dhe e pranon humbjen dhe thotë që do të dalë në opozitë. Unë mendoj që kjo do t’i kushtojë Veselit, por ishte domosdoshmëri’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat