Richard Grenell vjen të enjten në Kosovë

Aktuale

Richard Grenell vjen të enjten në Kosovë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 00:14
Richard Grenell

I deleguar i presidentin amerikan për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën kësaj të enjte, me 10 tetor.

Mësohet nga burime të mirinformuara se emisari amerikan, Richard Grenell këtë javë e viziton zyrtarisht Kosovën.

Grenell, që është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, ka marrë detyrën e re vetëm para dy jave. Trump e ka angazhuar atë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.

Burimi i medias tregon se Grenell të enjten në Kosovë do të vijë me avion ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat