Vëzhguesit e zgjedhjeve nga BE-ja mbajnë konferencë për media

Aktuale

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga BE-ja mbajnë konferencë për media

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 07:51
Viola von Cramon-Taubadel

Kryesuesja e Misionit e EU EOM në zgjedhjet e parakohshme, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencën e parë për shtyp parlamentare 2019 në Kosovë.

Vendimi i BE-së për të dërguar mision monitorimi vjen pas thirrjes së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tek institucionet e Brukselit.

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, emëroi Viola von Cramon-Taubadelin shefe të këtij misioni.

Mogherini tha se ky hap riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të BE-së për të mbështetur proceset demokratike në Kosovë.

Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur me 6 tetor

Ato janë thirrur pasi kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti, në muajin korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat