Spekulimet dhe frika në mediet serbe duke u thirr në ShBA se dëshirojnë qeveri mes Thaçit e Mustafës?!

Aktuale

Spekulimet dhe frika në mediet serbe duke u thirr në ShBA se dëshirojnë qeveri mes Thaçit e Mustafës?!

Nga: Fatmir Beka Më: 8 tetor 2019 Në ora: 08:37
Ilustrim

Mediat serbe sikur kanë frikë gjeneratën e re të politikanëve që shënoi fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës, pasi kanë filluar spekulime duke shprehur edhe frikën në heshtje dhe duk u thirr kinse në kërkesën amerikane për një qeveri mes partive të mëdha PDK dhe LDK.

Kështu ato shkruajnë (“Novosti”) se fitorja e Albin Kurtit nga Vetëvendosje në zgjedhjet e së dielës  mund të cilësohet si fitore e “Pirros”.

Pasi sipas këtij mediumi Uashingtoni befasisht në lojë ka futur idenë për koalicionin e mundshëm mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për formimin e Qeverisë së re në Prishtinë, shkruan"Veçernje novosti".

Gjithnjë sipas informatave të kësaj gazete shoqërimi dhe bashkimi mes Thaçit dhe Mustafës është një ndër tri mundësitë  e kombinimeve pas zgjeddore për krijimin e qeverisë së re dhe nëse kjo ndodhë, atëherë Mustafa dhe Thaçi do duhet të bisedojnë “ dhe trokasin në dyer të Listës Serbe” për të shfrytëzuar dhjetë mandatet e saj.

Ky version i medieve serbe si duket është hedhur në “tregun” media me qëllim që të nxis huti edhe spekulime në skenën politike të Kosovës sikurse edhe për të rritur vlerën e mandateve  të deputetëve serbë, që gjenerata e re e politikanëve që fituan zgjedhjet duan që të i lënë anash dhe të i vënë jashtë lojës, të paktën sipas deklarimeve gjatë fushatës parazgjedhore.

"Novosti" ka shkruar se Lista Serbe do të jetë faktor i pa anashkaluar në marrjen e vendimit , duke u nisur nga fakti se ka fituar bindshëm në 22 komuna votat e pakicave.

Pikërisht këtu shprehet edhe qëllimi i gjithë këtij publikimi, te rritja e vlerës së votës së Listës Serbe dhe kinse nevojës së kyçjes së saj në qeverinë e ardhshme, në kohën kur politikanët shqiptar kanë thënë se do krijojnë një shumicë të madhe shqiptare për të mos lënë të ardhmen e shtetit dhe mos varen nga votat e Listës Serbe.

Kjo gazetë shton se kushdo që e fton Listën Serb ënë formimin e koalicionit, do të ketë kushte të forta – heqjen e taksës në mallrat serbe, të zhbllokoj formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe të përmirësoj pozitën e e bashkësisë serbe.

Por ata kanë harruar se Albin Kurti në një nga deklaratat pas publikimit se është subjekti fitues ka thënë se ai do të bisedoj me serbët lokal rreth pjesëmarrjes së tyre në qeveri dhe jo me Listën Serbe, gjë që si duket iu pengon medieve serbe dhe “kanë hedhur në tregun media” konstatime kinse ShBA kërkojnë koalicion dhe qeveri të të mëdhenjve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat