Haradinaj tregon temat nacionale me të cilat do të merret AAK

Aktuale

Haradinaj tregon temat nacionale me të cilat do të merret AAK

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:57
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për temat me të cilat do të merret partia që ai drejton.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, AAK ishte në koalicion me PSD-në, duke fituar 11.53 % të votave sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, duke u renditur kështu në pozitën e katërt, pas PDK-së në vendin e tretë, e cila tashmë ka pranuar të shkojë në opozitë.

Ndërkohë që numërimi i votave po vazhdon dhe pritet të nisë numërim i votave me kusht, me postë dhe personave me nevoja të veçanta, Haradinaj sot do të mbajë edhe një konferencë për media.

Edhe pse nuk e ka bërë të ditur temën e kësaj konference, i pari i AAK-së përmes një statusi në Facebook ka shpalosur  prioritetet me të cilat do të merret kjo parti, e të cilat kanë të bëjnë me interesin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:

Politikë e Jashtme

• Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA • Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB • Statusi i kandidatit për BE • Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave

Dialogu me Serbinë

• Dialogu pa kushte me Serbinë • Taksa dhe reciprocitet deri në njohje • Njohje reciproke në kufijtë ekzistues • Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës

Politikat ekonomike

• Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 % • Rritje dhe stabilitet buxhetor • Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal • Kosova e Re, investimi i Contour Global • Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare • Shtimi i subvencioneve në bujqësi • Pagat 10% rritje çdo vit • Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën

Sundimi i Ligjit dhe Siguri

• Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor • Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë

Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal

• Ligji për Mitrovicën • Rruga Deçan – Plavë • Rruga Prizren – Tetovë • Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit • Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen • Autostrada e Dukagjinit

Arsim dhe Politika sociale

• Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual • Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve • Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore • Rregullimi i pensioneve me ligj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat