A do të hynte Ramush Haradinaj në koalicion me Albin Kurtin, kjo është përgjigja

Aktuale

A do të hynte Ramush Haradinaj në koalicion me Albin Kurtin, kjo është përgjigja

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 13:58
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj e ka përjashtuar një koalicion me liderin e Vetëvendosjes duke thënë se do të mbetet në opozita dhe duke përsëritur se Albin Kurti është mashtrues. Megjithatë, kreu i AAK’së ka thënë se nuk do të kërkojë rinumërim të votave siç po bëjnë disa parti tjera dhe se për të ky rezultat është i pranueshëm.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para gazetarëve për rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Haradinaj shpreson se me votat me kusht dhe të diasporës, koalicioni AAK-PSD do të marrin rreth 100 mijë vota, derisa ka thënë se krahasuar me zgjedhjet e kaluara partia e tij ka shënuar rritje.

Haradinaj ka thënë se do ta përkrahin Qeverinë e re, por se nuk do të bëjnë kompromis për temat në të cilat do të angazhohet kjo parti.

I pyetur nëse do të hynte në një koalicion me Vetëvendosjen, Haradinaj ka thënë se dihet qëndrimi i tij për kreun e VV’së, Albin Kurtin. Ka thënë se ekziston mundësia që sovrani të zhgënjehet e të mashtrohet.

“Ju e e dini, nuk po dojmë me prish vendimin e sovranit, sovrani ka vendos kujt me i jep bvesim, ndërsa e di i mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu ekziston mundësia e mashtrimit dhe e zhgënjimit të qytetarëve pikërisht me fituesin por kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”, ka thënë Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat