KQZ finalizon procesimin e votave të zgjedhjeve, Vetëvendosje mbetet e para

Aktuale

KQZ finalizon procesimin e votave të zgjedhjeve, Vetëvendosje mbetet e para

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të votave nga 2 mijë e 547 sa ishte numri i përgjithshëm i vendvotimeve.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 21.25 për qind të votave.

Në zgjedhjet e së dielës (6 tetor) koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.57 për qind. Kurse Lista Serbe ka 6.61 për qind të votave.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar ende pragun zgjedhor.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se votat me kusht dhe nga diaspora do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim.

Në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. 

Vetëm 0.55 përqind e votave kanë mbetur pa u numëruar, ky është rezultati aktual

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka procedurat online gati 100 për qind të votave.

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak vota pa dalë në sistem, rezultati te partitë politike nuk ka pësuar shumë ndryshim.

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndrojë e para në listë me 25.53% të votave, apo 202145 vota.

Pas VV-së radhihet Lidhja Demokratike e Kosovës me 196585 vota, apo 24.83%.

Si parti e tretë ndërkaq është Partia Demokratike e Kadri Veselit e cila ka marrë deri më tani, 21.21% vota apo 167926 vota.

Të katërtit në listë janë koalicioni 100 për qind apo AAK së bashku me PSD-në e Shpend Ahmetit që kanë gjithsej 91292 vota, përkthyer në përqindje marrin 11.53 deputetë.

Me këto vota të numëruara, ndërkaq jashtë Kuvendit të Kosovës po vazhdon të mbetet Nisma Socialdemokrate e cila në zgjedhje garoi në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit e PD-në.

Deri më tani, koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka marrë 39.013 vota, apo 4.93%.

Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe partia FJALA e PEK-u i Milaim Zekës.

Deri më tani pak vota ka marrë edhe koalicioni Sloboda, derisa, Lista Serbe mori 6.64%.

Në këto përqindje nuk përfshihen votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, pasi që të njejtat do të numërohen ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat