Numërohen votat në Prishtinë, fiton bindshëm Vetëvendosja dhe lë shumë mprapa LDK-në

Aktuale

Numërohen votat në Prishtinë, fiton bindshëm Vetëvendosja dhe lë shumë mprapa LDK-në

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 14:25
Prishtina

Ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të gjashtë tetorit në Komunën e Prishtinës.

Në rezultatin e publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së, Vetëvendosja ka dalë në vend të parë, duke marrë 37387 vota, derisa pas saj radhitet LDK-ja me 32636 vota.

Në vend të tretë në kryeqytet është PDK-ja me 15511 vota.

Koalicioni në të cilën garoi edhe Shpend Ahmeti, kreu i PSD-së e kryetari i Prishtinës, mori vetëm 7633 vota.

Në këto përqindje nuk përfshihen votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, pasi që të njëjtat do të numërohen ditëve në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat