Mazreku takohet me drejtorin e Policisë, këto janë çështjet për të cilat biseduan

Aktuale

Mazreku takohet me drejtorin e Policisë, këto janë çështjet për të cilat biseduan

Nga: G.B Më: 8 tetor 2019 Në ora: 16:01
Sami Mazreku dhe Rashit Qalaj

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mazreku ka njoftuar se në këtë takim, është diskutuar lidhur me arritjen e një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, uljes së numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara në qarkullim rrugor, organizimit të tryezave të ndryshme për rritjen e vetëdijes sociale me rëndësinë e sigurimeve dhe pasojat nga aksidentet.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot, Drejtori Ekzekutiv i Shoqates se Sigurimeve te Kosoves Sami Mazreku ka takuar Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Kosoves Rashit Qalaj dhe Nenkolonel Jeton Rexhepi.

Ne takim, eshte diskutuar lidhur me arritjen e nje memorandumi te bashkepunimit ndermjet institucioneve, uljes se numrit te mjeteve motorike te paregjistruara e te pasiguruara ne qarkullim rrugor, organizimit te tryezave te ndryshme per rritjen e vetedijes sociale lidhur me rendesine e sigurimeve dhe pasoja nga aksidentet dhe ceshtje te tjera me rendesi per policembajtesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat