Ambasadori britanik: Rezultatet janë të qarta, mezi pres bashkëpunimin me qeverinë e re

Aktuale

Ambasadori britanik: Rezultatet janë të qarta, mezi pres bashkëpunimin me qeverinë e re

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 16:25
Nicholas Abbott

Qytetarët e vendit tonë të dielën shfrytëzuan të drejtën e tyre për votim.

Edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Kosova ka mbajtur të dielen zgjedhje parlamentare të qeta dhe të organizuara mirë. Kjo tregon se demokracia në Kosovë është duke u rritur.

Une përgëzoj dedikimin dhe profesionalizmin e Këshillit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilin e kanë vërejtur edhe vëzhguesit e Ambasadës Britanike kudo në vend. Ishte shumë mirë të shihje rezultatet paraprake të publikoheshin me aq shpejtësi në ueb faqen e KQZ-së, që bëri procesin të jetë edhe më transparent”, shkruan Abbott.

Ai ka thënë se rezultatet janë të qarta dhe se Kosova ka votuar për ndryshim.

“E mirëpres deklaratën e sotme të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, dhe ndaj mendimin se zgjedhjet kanë qenë të administruara mirë. Por jam i brengosur me kërcënimet gjatë fushatës në disa pjesë të Kosovës të banuara me popullatë serbe.

Rezultatet janë të qarta. Kosova ka votuar për ndryshim, dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile, që do të mund të merret me çështjet e rëndësishme me të cilat është duke u ballafaquar vendi. Unë mezi pres bashkëpunimin me qeverinë e re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat