Ky është numri i votave që vajza e Gani Gecit mori në gjithë vendin, ish-deputeti ka një porosi

Aktuale

Ky është numri i votave që vajza e Gani Gecit mori në gjithë vendin, ish-deputeti ka një porosi

Nga: N.H Më: 8 tetor 2019 Në ora: 16:32
Gani Geci dhe Marigona Geci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përfundim të numërimit të të gjitha votave në nivel vendi.

Në garën për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës ishte edhe vajza e Gani Gecit, Marigona Geci.

Gazeta “Bota sot”, merr vesh se Marigona Geci, deri më tani ka marrë mbi 15 mijë vota, një shifër e lartë dhe befasuese për të gjithë.

Babai i saj, Gania, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ajo deri më tani ka mbi 15 mijë vota, ndërsa, thotë se nëse ndodhë rinumërimi i votave pritet t’i shtohen edhe shumë të tjera.

“Deri tani Marigona i ka mbi 15.000, por me rinumërimin e votave Marigona Gecit pritet t’i shtohen përafërsisht edhe 6.000 vota. E mbështes kërkesën e LDK-së për rinumërim të votave”, ka deklaruar Gani Geci.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga PZAP-i që të bëjnë rinumërimin e votave.

Lidhja Demokratike po pretendon se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ-së. Andaj ky subjekt nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në PZAP po kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat