E thonë PDK-ja: Nuk ka lidhje që humbëm, ne rikthehemi shpejt

Aktuale

E thonë PDK-ja: Nuk ka lidhje që humbëm, ne rikthehemi shpejt

Nga: V.R Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:02
PDK

E thonë PDK-ja: Rikthehemi shpejt

Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj, nëpërmjet një deklarate ka thënë se që 12 vite, jeta politike në Kosovë është dominuar nga PDK-ja.

Sipas tij, tani, kalimi ne opozitë, PDK-në, edhe me shumë do ta ndihmojë që ajo të stabilizohet e normalizohet, te behet edhe me kritike dhe me nje elan e stil të ri.

Postimi plotë:

12 vite, jeta politike në Kosovë është donimuar nga PDK-ja. Suksese, të arriturra, ndertim shtetesie, rritje rrogash e buxheti, por edhe deshtime e afera. Pra, PDK-ja herë vetem e herë me të tjeret ishte çdo ditë me ne, kur ishim mirë e kur ishim keq, kur urrehej e kur admirohej.

Personalisht shumë heret kam pas verejtje, sidomos nga viti 2007 deri ne 2008 per menyren e ndertimit te shtylles se drejtësise ne Kosovë , isha i sigurt se aty ishte diçka jo ne rregull. Pikërisht kjo gjendje e gjyqesorit ka lejuar edhe deformime tjera ne shoqerine tonë.

Në PDK, jam rikthyer per te vazhduar aktivitetin pas 10 viteve pauze, ne vitin 2016. Mund te ju them dhe jam shume i sigurte qe në vitet e fundit eshte punuar shumë ne reformë dhe rikthim në struktura te rregullta partiake.

Tani, kalimi ne opozitë, PDK-në, edhe me shumë do ta ndihmojë që ajo të stabilizohet e normalizohet, te behet edhe me kritike dhe me nje elan e stil të ri. Kjo parti ka resurse e njerez te jashtezakonshem dhe nje votues i cili defintivisht, banditizmin, sharlatanet, profiteret e abuzuesit më nuk i dëshiron ne rradhët e saja.

Në PDK është pjesa me sublime e popullit të Kosovës e organizuar. Keta njerez dhe brezat e ri te tyre, meritojnë nje parti ashtu sic ata janë vet.

Kthemi shpejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat