Anëtari i KQZ-së tregon rekordin që e ka thyer Vetëvendosja në zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Anëtari i KQZ-së tregon rekordin që e ka thyer Vetëvendosja në zgjedhjet e 6 tetorit

Nga: A.M. Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:21
Albin Kurti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-së, Adnan Rrustemi ka thënë se partia e tij pas numërimit të votave  e ka tejkaluar tashmë rezultatin total të vitit 2017.

Ai ka shkruar në Facebook se “Lëvizja Vetëvendosje!, pa llogaritur ende votat me kusht dhe ato të mërgatës, e ka tejkaluar tashmë rezultatin total të vitit 2017”.

Postimi i plotë:

Përfundoi regjistrimi i rezultateve të të gjitha vendvotimeve. Lëvizja VETËVENDOSJE!, pa llogaritur ende votat me kusht dhe ato të mërgatës, e ka tejkaluar tashmë rezultatin total të vitit 2017.

Deri tani i kemi 203.052 vota, e duke ditur mbështetjen e madhe që Lëvizja ka në mërgatë, një vlerësim konservativ është se do të arrijmë së paku 220.000 vota.

Tashmë distanca jonë prej vendit të dytë është e patejkalueshme, por kjo distancë presim që së paku të dyfishohet pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të mërgatës.

Rekord i ri, në të gjitha aspektet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat