Ky është numri i votave që mori nipi i Adem Grabovcit në Prishtinë

Aktuale

Ky është numri i votave që mori nipi i Adem Grabovcit në Prishtinë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:42
Adem Grabovci

Valon Grabovci, nipi i ish-shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit, i cili garoi për deputet në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, është kandidati i 60-të më i votuar i PDK-së në Komunën e Prishtinës.

Grabovci, i cili vjen nga Komuna e Pejës, nuk mori më shumë se 258 vota në kryeqytet, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

PDK-ja ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit dhe tashmë do të jetë në opozitë.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 30 deputetë nga 120 që janë në total, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 29 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 26 deputetë, koalicioni AAK – PSD 14 deputetë, ndërsa NISMA nëse e kalon pragun pritet të ketë 6 deputetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat