Besa Gaxherri flet për koalicionin me Vetëvendosjen, tregon se kur duhet të fillojnë negociatat

Aktuale

Besa Gaxherri flet për koalicionin me Vetëvendosjen, tregon se kur duhet të fillojnë negociatat

Nga: V.R Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:57
Besa Gaxherri

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve dhe arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj, Pas certifikimit të zgjedhjeve duhet të fillojnë negociatat për koalicion.

“Ende jemi pa e përmbyll procesin zgjedhor. Pas certifikimit të zgjedhjeve duhet të fillojnë negociatat. Koalicioni LDK-VV është mundësia pothuajse e vetme për të qeverisur vendin. Asnjë koalicion në asnjë vend demokratik nuk është i lehtë por nëse ekziston vullneti për marrëveshje, për harmonizim të programeve, për bashkëqeverisje të mirë ka mundësi edhe pse Kosova i ka specifikat e veta në shtetësinë dhe sovranitetin e saj në raport me faktorin ndërkombëtar”, ka deklaruar Gaxherri.

Ndryshe, momentalisht Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë në rezultatet e publikuara nga KQZ me 25,49% e pasuar nga LDK me 24,82% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat